Tottenham dhe West Ham janë seriozisht të interesuar për shërbimet e Tammy Abraham, pasi ky i fundit është vendosur në listën e transferimeve nga AS Roma.
Ish-sulmuesi i Chelseat la mbresa të mira në sezonin e tij debutues me “Giallorossi”, duke shënuar 17 gola në 37 ndeshje të Serie A në edicionin 2021/22.
Të njëjtën nuk arriti ta bëj sezonin pasardhës, me anglezin që pësoi edhe një lëndim të rëndë, saktësisht para një viti, i cili e la jashtë fushave për një kohë të gjatë.
Në edicionin që lamë pas, Abraham luajti vetëm 12 ndeshje, nga të cilat i mblodhi vetëm 312 minuta.
“TEAMtalk” shpalos detajet, duke raportuar se Tottenham dhe West Ham janë të dy të interesuar në një marrëveshje për Abraham këtë verë, me Romën që është gati ta shesin.
Edhe Aston Villa, Leicester City dhe Bournemouth janë të interesuar për 26-vjeçarin, i cili tanimë po duket shumë afër rikthimit në elitën e futbollit anglez.
Raportimet e fundit tregojnë, se pavarësisht interesimeve nga shumë klube, Abraham do të ishte i hapur për një qëndrim në kryeqytetin italian, pas 2 viteve jo të mira.