Mohamed Salah është ylli më i madh i Liverpool-it, por jo aq sa për t’i lënë përshtypje Vincent Aboubakar.
“Ai është një nga golashënuesit më të mirë në Premier League dhe i kuptoj njerëzit që flasin për të për këtë. Por ky është mendimi im dhe nuk ka rëndësi nëse njerëzve nuk u pëlqen ajo që do të them – Salah nuk më bën përshtypje”, thotë sulmuesi nga Kameruni në një prononcim për 90football.fr.
Aboubakar, një lojtar 30-vjeçar që luan në Al Nassr në Arabia Saudite, e vendos veten në të njëjtin nivel me sulmuesin egjiptian.
“Atë që ai bën, e bëjë edhe unë, thjesht nuk kam mundësinë të luaj në një klub të madh”, përfundoi ai.
/GazetaBlic Sport


