Fit&Sexy

Abortet/ Gjinekologu Prenaj tregon faktorët që ndikojnë dhe moshat që rrezikohen më shumë

08/11/2024 21:30
nga:N K

Humbja e fëmijës brenda 20 javëve të para të shtatzënisë quhet abort. Mosha e avancuar e nënës është një faktor i rëndësishëm në abortime. Ne flasim për aborte të përsëritura kur ndodhin 3 ose më shumë dështime të njëpasnjëshme. Rreth 1 % e grave përjetojnë aborte të përsëritura. Në lidhje me këtë çështje, për GazetaBlic është deklaruar gjinekologu Driton Prenaj, ai tregon për komplikimet në shtatëzani dhe abortet e përsëritura te gratë.

Anomalitë gjenetike – Probleme me kromozomet, siç janë translokacionet ose deletet, mund të rrisin rrezikun.

Infeksionet- Disa infeksione të caktuara mund të rrisin rrezikun e aborteve.

Mosha e nënës – Rritja e moshës së gruas shoqërohet me një rrezik më të lartë për aborte të përsëritura.

Probleme me mitrën – Anomalitë strukturore të mitrës, fibromat, ose polipet mund të jenë faktorë kontribues. Probleme hormonale – ç’rregullimet hormonale, siç është sindroma e vezoreve policistike (PCOS), ku mund të ndikojnë.

Çrregullimet autoimune – Sëmundje si lupus ose sindroma antiphospholipid mund të kontribojnë në aborte.

Faktorët jetësorë – Stresi, obeziteti, pirja e duhanit, dhe konsumi i alkoolit mund të jenë faktorë rreziku.

Çrregullimet e koagulimit – Problemet me koagulimin e gjakut, siç është trombofilia, mund të rrisin rrezikun.

Faktorët mjedisorë – Ekspozimi ndaj toksinave dhe ndotësëve mund të ndikojë negativisht.

Cilat janë moshat që ka më së shumti aborte të shpeshta?

“Nuk ka ndonjë moshë të caktuar sipas studimeve, mirëpo moshat e mëdha mbi 36 vjeçe rritet rreziku”, tha ai për GazetaBlic.

Sa i përket llojeve të aborteve që janë të përhapura në vendin tonë, Prenaj thekson se abortet e dëshiruara për shkak të planifikimit familjar janë të lejuara në Kosovë sipas ligjit deri në 10 javë.

“Abortet më të përhapura janë missed abortet, apo abortet për shkak të moszhvillimit të embrionit në fillim të shtatzanisë. Pastaj janë abortet jokomplete, ku ka filluar aborti mirëpo nuk është perfunduar dhe vazhdon gjakderdhje, pastaj janë edhe abortet e dëshiruara për shkak të planifikimit familjarë, të cilat janë të lejuara në Kosovë sipas ligjit deri në 10 javë”, përfundoi Driton Prenaj.

Temperaturat e larta/ Gjinekologët tregojnë efektet pozitive dhe negative për gratë shtatzëna – dhe si të mbrohen

/GazetaBlic/