Njohësi i çështjeve politike nga Shqipëria, Enton Abilekaj, në një intervistë dhënë për “Gazeta Blic” ka folur në lidhje me zgjedhjet në SHBA, rikthimin e Trump në pushtet dhe si pritet të ndikojë kjo në Shqipëri.
Abilekaj tha se për fitoren e Trump në Shqipëri dhe Kosovë janë gëzuar më shumë nga kampi opozitar.
Ai tha se opozita në Shqipëri e ndien veten ideologjikisht afër Trump dhe e sheh atë si armik të George Soros.
“Një pjesë e madhe e shqiptarëve janë gëzuar për fitoren e Trump. Në diasporë ata që ruajnë vlerat tradicionale të familjes dhe shoqërisë, në Shqipëri më shumë opozita dhe më pak maxhoranca, ndërsa në Kosovë vetëm opozita.Shqipëria ka nje marredhënie të çuditshme me administratën e ish-presidentit të rizgjedhur sot. Opozita e ndien veten ideologjikisht afër Trump dhe e sheh atë si armik të George Soros dhe Shoqërisë së Hapur, që mbështesin hapur Edi Ramën dhe Reformën në Drejtësi. Soros akuzohet nga lideri i PD edhe si lobisti i fortë që organizoi shpalljen e tij non grata nga SHBA. Me fitoren e Trump, opozita dhe vete Berisha besojnë se kushtet që e bënë atë non grata nuk janë më dhe drejtësia e re nuk do të ketë avokatinë e fortë amerikane.Nderkohë që edhe Edi Rama ka arsye për të gëzuar. Ai nuk është shumë i shqetësuar për avokatinë amerikane për ‘Drejtësinë e Re’, madje kjo avokati e fortë, mund t’ i krijojë problemin e pavarësisë së pakontrolluar të Njesisë Speciale Anti-korrupsion, objekt i së cilës është edhe vetë. Një mbështetje më e moderuar amerikane per SPAK do ta bënte pushtetin e tij më imponues ndaj prokurorëve dhe prokurorët më vulnerabël ndaj tij” tha Abilekaj për “Gazeta Blic”.
Ai rëndit edhe dy arsyet e ‘gëzimit’ të Edi Ramës nga fitorja e Donald Trump.
“Një marrëdhënie jozyrtare e Ramës me dhëndrrin e Trump, Jared Koushner, është duke u finalizuar me dhënien e ishullit të vetëm të Shqipërisë, Sazanit, në favor të Affinity group, që përfaqesues në Ballkan ka ish – këshilltarin e sigurisë së shtëpisë së bardhë dhe ish-të dërgusrin e posacëm në Ballkan, Richard Grenell. Akoma aktiv në rajon, ka siguriar tashmë një marrëveshje me Vuçiç për të ndërtuar ne mes të Beogradit, mu aty ku plagët e sulmeve ajrore te 1999 ishin lënë të hapura. E dyta është marrëveshja me Shqipërinë, ku Sazani dhe Zvërneci do të vihen në funksion të planeve ambicioze të Jared Koushner për të bashkë-operuar me Amman, grupin më të madh turistik arab.Dy arsyet e Ramës për tu gëzuar duken më konkrete se arsyet e supozuara të opozitës, megjithatë opozita po gëzon më shumë” deklaroi ai.
Abilekaj foli edhe për ndikimin e fitores së Trump në Kosovë.
Ai tha se ‘opozita e Kosovës po rishikon ëndrrën e vitit 2020 kur LDK u nda nga VV për tu reshtuar në një koalicion me opozitën’.
“Në Kosovë situata është më e qartë. Kryeministri Albin Kurti është qartësisht i reshtuar kundër Trump. Ai u shfaq edhe në Komventën e Partisë Demokratike Amerikane dhe nuk ka hezituar të shprehë drojën nga një rikthim i miliarderit në Shtëpinë e Bardhë, ndërkohë që rreziku i tij më i madh, Grenell është duke shijuar bujarinë dhe motin ballkanik në veri dhe në jug të Kosovës, dukeni dhënë idenë e efektit sandëich.Opozita e Kosovës me siguri po rishikon ëndrrën e fillimvitit 2020, kur LDK u nda nga VV për tu reshtuar në një koalicion me opozitën e kohës duke rrëzuar Kurtin në favor të Hotit. Kjo rezultoi me një marrëveshje në Uashington në shtator të atij viti, por më pas me zgjedhje të parakohshme që e risollën Kurtin më të fortë, por në kushtet kur mandatini Trump kishte përfunduar.Me mandatin e plotë të Trump, opozita e Kosovës ka të drejtën të shpresojë për një rrëzim artificial të Kurtit ose në fund, për një ndërhyrje të hapur kundër VV nga SHBA në zgjedhjet e 9 shkurtit” përfundoi Abilkaj përgjigjen e dhënë për “Gazeta Blic”.
/Gazeta Blic/