Lajme

Abelard Tahiri për protestën e së premtes: Zëri i shqiptarëve nga të gjitha trojet do të ngrihet fuqishëm

10/14/2025 23:56
nga:Genita C

Deputeti i PDK-së, Abelard Tahiri, ka reaguar për protestën gjithëkombëtare që do të mbahet më 17 tetor 2025, në ora 17:00, në Sheshin “Skënderbe” në Tiranë, raporton GazetaBlic.

Protesta do të organizohet në përkrahje të ish-krerëve të UÇK-së që po gjykohen në Hagë, dhe siç tha Tahiri, do të jetë një zë i fuqishëm për drejtësi, dinjitet kombëtar dhe të vërtetën e luftës çlirimtare.

“Zëri i shqiptarëve nga të gjitha trojet do të ngrihet fuqishëm,” shkroi ai, duke e cilësuar protestën si një thirrje mbarëkombëtare për liri dhe të drejtat e atyre që mbrojtën Kosovën.