Lajme

Abelard Tahiri për ish-krerët: Ishin të gatshëm të linin jetën, e lërë më të dilnin përballë gjykatës

02/18/2026 19:36
nga:Genita C

Abelard Tahiri ka bërë të ditur se ka marrë pjesë në seancën e fjalës përfundimtare në gjykatë të ish-presidentit dhe bashkëluftëtarëve të tij, duke vlerësuar qëndrimin e tyre si krenar dhe dinjitoz, raporton GazetaBlic.

Ai tha se gjatë deklarimeve të tyre rrezatonte krenaria e një grupi shokësh që, bënë gjithçka për vendin, duke qenë të gatshëm të sakrifikonin edhe jetën për lirinë.

Tahiri theksoi se lufta çlirimtare kulmoi me lirinë dhe pavarësinë e Kosovës dhe se vendi sot, sipas tij, është falë atyre që guxuan t’i thonë jo shtypjes dhe robërisë, duke i falënderuar për krenarinë që i japin vendit.

Postimi i plotë: