Abelard Tahiri, shef i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), ka reaguar ashpër ndaj miratimit të njëzet ligjeve nga shumica parlamentare në seancën e datës 5 dhjetor 2024, duke i cilësuar ato si shkelje flagrante të Kushtetutës dhe Regullorës së Kuvendit, raporton GazetaBlic.
Tahiri e vlerësoi këtë veprim si abuzim me procedurën parlamentare dhe si cenim të rolit dhe funksionit të deputetëve, të cilët janë zgjedhur drejtpërdrejt nga populli.
Ai njoftoi se PDK do të dërgojë këto ligje për shqyrtim në Gjykatën Kushtetuese, duke kërkuar vlerësimin e kushtetutshmërisë së tyre.
Tahiri theksoi se ky hap është një vazhdimësi e angazhimit të PDK-së për mbrojtjen e rendit kushtetues dhe vlerave demokratike të Kosovës, duke shtuar se nuk do të qëndrojnë indiferentë përballë shkeljeve të tilla.


