Abedin Zeka, kryetari i Trepçës 89′ po vazhdon me kritikat e tij ndaj Federatës së Futbollit të Kosovës, konkretisht ndaj kryetarit Agim Ademi.
Duke biseduar në lidhje me stadiumet dhe rinovimet e fushave nga bari sintetik në atë natyral, Abedin Zeka tha se të gjitha klubet e Superligës duhet ta ndërronin fushën në natyral, e jo vetëm disa, përcjell GazetaBlic Sport.
Ai tha se nuk do të kthehej nga FFK vetëm për t’ia rregulluar fushën.
“Kthehu Bekë nga unë, dujëm mua se edhe ty do ta rregullojë. Unë s’i kam pesë fytyra, unë e kom veç një fytyrë, se jom Abedin Zeka”, tha fillimisht ai për Kanal10.
Më pas ai foli edhe për opozitën e disa viteve më parë, kur ai bashkë me Tahir Batatinën e Llapit dhe Arsim Kabashin e Ballkanin kundërshtonin fuqishëm kryetarin Ademi, megjithatë që nga ajo kohë gjërat kanë ndërruar.
“Atë Cimën edhe atë Tahirin, i kam shti unë me dhunë me ardhë mas meje? Apo më kanë thirrë ata me shku pas tyre? Ku janë paratë që janë marrë për m’u ndërru bari sintetik – me u bë natyral? Janë marrë paret, janë hangër. Vetne atë zotëriun që ja kanë dhënë paratë”, përfundoi Zeka.
/GazetaBlic Sport


