Faton Abdullahu nga Partia Demokratike e Kosovës, ka reaguar ashpër ndaj ligjëratave të përfaqësuesve të Gjykatës Speciale në shkollat e Kosovës, duke i cilësuar ato si propagandë anti-shqiptare dhe shtrembërim të historisë së UÇK-së, raporton GazetaBlic.
Abdullahu thotë se nxënësit anekënd Kosovës tash e tutje në situata të njëjta duhet të reagojnë krejt ndryshe.
Postimi i plotë:
Udhëzues për nxënës si t’i qojnë në R.S. ata të Gjykatës Speciale
• Psh mund të furnizohen me ve (të sigurohen që janë të prishura) dhe t’i gjuajnë me to.
Në të parë më është dukur e pabesueshme që dikush me sherr dhe direktiva nga Gjykata Speciale të shkoj në shkollat tona dhe tu flas nxënësve për luftën e fundit, pra atë të UÇK-së. Mandej më është dukur absurde që tu flitet ashtu sikundër është folur me nxënësit e shkollës Xhevdet Doda për UÇK-në. Atëherë çfarë duhet të bëjnë nxënësit të ndodhur para një situate edhe absurde edhe propagandiste? Të rijnë të qetë dhe të dëgjojnë se çfarë po ju thotë atyre kjo Gjykatë politike për historinë e lavdishme të kombit të tyre.
Jo. Jo në asnjë mënyrë. Unë mendoj se nxënësit anekënd Kosovës tash e tutje në situata të njëjta duhet të reagojnë krejt ndryshe. Për shembull mund të mos rrejnë në klasë. Thjeshtë të ‘ikin nga ora’ e propagandës anti-shqiptare. Nëse vendosin të rijnë, atëherë ti kthejnë karriget nga murri i klasës në shenjë refuzimi për të mos dëgjuar gënjeshtrat. Bënë edhe ndryshe. Mund të furnizohen me ve (të sigurohen që janë të prishura) dhe t’i gjuajnë me to. Bënë edhe me tomate, bënë edhe me shkumësa bënë edhe me ngjyra dhe mund të jenë edhe më kreativë se këto propozime të mija. Pse krejt këto? Sepse kështu mbrojnë luftën e drejtë nga propaganda e shtrembër. Sepse kështu mbrojnë themelet e shtetit të tyre dhe të shkollës së tyre. Sepse kështu janë për drejtësi e jo për politikë.


