Zëdhënësi i PDK-së, Faton Abdullahu, ka thënë se Kurti si kryeinatxhi i Qeverisë nuk po lëshon pe, nuk po e liron askënd nga detyra që të ketë hetim të paanshëm e të pandikuar, raporton Gazeta Blic.
Përmes një postimi në Facebook, ai ka thënë se Kurti e ka kthyer në rregull mafioze parimin “Të gjithë për një, një për të gjithë”.
Postimi i tij i plotë:
KRYEINATXHIU i Qeverisë nuk po lëshon pe. Nuk e liron askend nga detyra që të ketë hetim të paanshëm e të pandikum.
Jo, sepse parimin “Të gjithë për një, një për të gjithë” KOKËMINISTRI e ka kthy në rregull mafiozepër mbetje në pushtet.
Ky parim nënkupton – nëse njëri jemi hajna jemi të gjithë hajna – prandaj asneri s’jemi hajna, prandaj – stop gjykatës, prokurorisë, policisë, STOP HETIMIT.
Na s’jemi hajna por ata janë rrenca.
Super metodë për me mbrojtë HAJNINË dhe HAJNAT.
Kush po i prinë kësaj ? KOKËMINISTRI.