Zëdhënësi i PDK-së, Faton Abdullahu, ka thënë se Kurti ngriti dilemën se a ishte apo jo në Shtëpinë e Bardhë, raporton Gazeta Blic.
Përmes një postimi në Facebook, ai thotë se dilema e zezë mbi Shtëpinë e Bardhë është se pse nuk u aranzhua takimi në Shtëpinë e Bardhë para se Kurti të nisej në SHBA.
Abdullahu po ashtu ka pyetur se pse ambasada e SHBA-ve nuk po na thotë që kishte takim në Shtëpinë e Bardhë dhe të na qetësojë të gjithëve.
Postimi i tij i plotë në Facebook:
Dilema e zezë mbi vizitën në Shtëpinë e Bardhë
Dilema nuk ka, por dilemën se, ishte apo jo Kurti në Shtëpinë e Bardhë, e ngriti vetë ai. E bëri këtë qëllimshëm me shpresën se tani ne do të merremi me atë se ishte apo jo ai në Shtëpinë e Bardhë. Në të vërtetë dilema është diku tjetër pse nuk ishte në Shtëpinë e Bardhë? Dilema e zezë mbi Shtëpinë e Bardhë është:
1) Pse nuk u aranzhua takimi në Shtëpinë e Bardhë para se Kurti të nisej në SHBA?
2) Pse së paku ky takim nuk ndodhi më pas edhe përkundër faktit se Kurti qëndroi jo zakonshëm gjatë në SHBA.
3) Si ka mundësi të mos ketë kohë askush nga ata që janë relevant nga institucione vitale të ShBA-s ta bëjnë një takim 20 minutësh kurtoazie, së paku për foto?
4) Pse Ambasada e SHBA-s në Prishtinë, nuk thotë se në të vërtetë kishte takim në Shtëpinë e Bardhë të na qetësoj të gjithëve?
5) Pse duhet të jetë aq në zor Kurti që ta thotë një të pavërtetë – “Unë isha në Shtëpinë e Bardhë”?
6) Pse varësit e tij mundohen ta paraqesin mosshkuarjen e Kurtit në Shtëpinë e Bardhë si qëndrim të fortë, sepse ai nuk do të lëshoj pe në dialog me Serbinë sidomos rreth asociacionit ?
7) A janë të vetëdishëm këta vartës se, nëse është kështu i bije që Shtëpia e Bardhë është ajo që ja mendon të keqen Kosovës dhe Kurti me mos takim na mbron nga kjo e keqe?
8) Pse e bëri këtë mospërfillje elgante diplomatike SHBA-ja, cili është mesazhi që ata i dërguan Kosovës, opozitës dhe krejt qytetarëve?
9) Nëse ky mostakim e dëmton Kurtin a e dëmton edhe Kosovën. A ka mundësi që në të ardhmen e afërt këto dy segmente të mos jenë të ndara por të ngatërrohen aq sa sherri i Kurtit të dëmtohen edhe procese të ndryshme në Kosovë, apo….


