Lajme

Abdixihiku paralajmëron shkarkimin e Xhafer Tahirit: Pritni deri me të 10-tin

10/23/2025 21:20
nga:Sh R

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka reaguar pas së arritjes së marrëveshjeje paszgjedhore mes kandidatit të LDK-së në Vushtrri, Xhafer Tahiri, dhe kandidatit të Lëvizjes Vetëvendosje, Sylejman Meholli.

Ai paralajmëroi se partia nuk do të qëndrojë pasive dhe se pas përfundimit të balotazhit do të merren vendimet përkatëse.