Kandidati për kryeministër nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhku, sot së bashku me bashkëshorten e tij, Albina, kanë ndarë dhurata për fëmijët e stafit të Selisë Qendrore të LDK-së.
Abdixhku shprehu mirënjohjen e tij për angazhimin e stafit të LDK-së, duke theksuar rëndësinë e punës së tyre në ndihmë të një demokracie të shëndoshë dhe zhvillimi të vendit.
“Me Albinën, këtë mëngjes ndamë dhuratat e Vitit të Ri për fëmijët e stafit të Selisë Qendrore të LDK-së. Fëmijët e atyre që angazhohen secilën ditë, para e prapa ekraneve, që kjo shtëpi e demokracisë të jetë një dritë shprese për secilin”, tha ai.
Abdixhku gjithashtu i uroi fëmijëve dhe të gjithë qytetarëve të Kosovës një vit të ri të mbushur me dashuri, gëzim e jetë, duke dëshiruar që fëmijët e Kosovës të kenë një të ardhme të ndritur.
Ai falënderoi ata që kontribuojnë në zhvillimin e partisë dhe që zbukurojnë çdo ditë Selinë Qendrore të LDK-së.
Postimi i plotë: