Kryetari i LDK-së, Përparim Rama, ka vizituar sot Obiliqin ku u prit nga simpatizantë të shumtë dhe kandidati për kryetar i kësaj komune nga LDK-ja, Xhafer Gashi.
“Në një atmosferë të zjarrtë, me energji e entuziazëm qytetar, prezantuam kandidatin tonë për kryetar, Xhafer Gashin, dhe ekipin e tij për Kuvendin Komunal të Obiliqit” shkruan Abdixhiku.
Abdixhiku tha se LDK në Obiliq ka ndërtuar, ka punuar dhe ka dëshmuar me rezultate konkrete.
Ai potencoi se Xhafer Gashi e fiton këtë komunën me të parën.
“Me Xhafën në krye, ky qytet ka ndryshuar faqen e vet; me investime, me zhvillim, me punë të përditshme në shërbim të qytetarëve.Sot, Obiliqi e di mirë kush është garancia e punës së mirë dhe e së ardhmes së sigurt.LDK është rruga e stabilitetit, e ligjit dhe e zhvillimit” shkruan Abdixhiku raporton “Gazeta Blic”.
Postimi i plotë:
Në Obiliq, me Xhafën, me të parën! 🔥
Në një atmosferë të zjarrtë, me energji e entuziazëm qytetar, prezantuam kandidatin tonë për kryetar, Xhafer Gashin, dhe ekipin e tij për Kuvendin Komunal të Obiliqit.
LDK në Obiliq ka ndërtuar, ka punuar dhe ka dëshmuar me rezultate konkrete. Me Xhafën në krye, ky qytet ka ndryshuar faqen e vet; me investime, me zhvillim, me punë të përditshme në shërbim të qytetarëve.
Sot, Obiliqi e di mirë kush është garancia e punës së mirë dhe e së ardhmes së sigurt.
LDK është rruga e stabilitetit, e ligjit dhe e zhvillimit.
Me 12 tetor, bashkë për fitoren e radhës!
LDK, me Xhafën, me të parën!


