Lajme

Abdixhiku, VV’së: Koha juaj po mbaron, Prishtina nuk përdoret për beteja primitive të Don Kishotit me Sanço Pançot e tij

11/23/2025 17:14
nga:Genita C

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka reaguar pas deklaratave të fundit nga VV’ja, raporton GazetaBlic.

Ai tha se qytetarët e Prishtinës “folën të parët dhe qartë”, duke e rikthyer LDK-në si partinë e parë dhe duke i lënë “bllokuesit larg”.

Abdixhiku paralajmëroi se më 28 dhjetor “mesazhi i Prishtinës do të përsëritet”, ndërsa kritikoi ashpër qeverisjen e VV-së, të cilën e quajti “sekt popullist që e ka mision shkatërrimin e vendit”. Sipas tij, propaganda nuk mund ta fshehë të vërtetën dhe koha e këtij modeli qeverisës “po mbaron”.

Ai u bëri thirrje qytetarëve për bashkim, duke theksuar se Prishtina “do të flasë sërish, e para”.