Lajme

Abdixhiku viziton dy familje gjatë vizitës në Suharekë: LDK po rikthehet në organizim origjinal tek populli siç kishte nisur…

11/12/2024 21:01
nga:G C

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, të martën në Suharekë ka vizituar disa biznese, e këtë ditë e ka përmbyllur duke vizituar dy familje.

Njërën në qytetin e Suharekës, e tjetrën në fshatin Samadraxhë. Abdixhiku tha se është i lumtur se momentumi politik i LDK-së po shfaqet kudo.

Ai ka deklaruar përmes një postmi në Facbook se LDK po rikthehet në organizim origjinal tek populli siç kishte nisur

“Nuk mund të mos mbyllja mbrëmjen në Suharekë, pa vizitë në dy takime me familje – njëra në qytet e tjetra në fshatin Samadraxhë. Në dy takime gjeta gatishmërinë dhe entuziazmin e madh qytetar për ndryshimin e madh të cilin do ta sjellim në shkurt! I lumtur me momentumin politik të LDK-së që po na shfaqet si në tubime të mëdha në qytete me ‘Turneun e Ndryshimit’, ashtu dhe në takimet programore si ai dje i Prishtinës, e si këto takimet familjare që e rikthejnë LDK-në në një organizim origjinal tek populli – siç kishte nsiur, siç do të duhej të mbetej gjithherë”, ka thënë ai.

“Ju faleminderit për pritjen e ngrohtë në këtë vjeshtë të ftohtë në secilën vatër familjare! Do të trokas në secilën derë për të ringritur të djathtën e Kosovës e për t’i dhënë vendit ndryshimin e domosdoshëm! Bëhu ndryshimi – është thirrja jonë”, ka thënë Abdixhiku.