Kryetari i LDK-së njëherësh kandidat i këtij subjekti politik për Kryeministër, Lumir Abdixhiku, ka mbajtur sot takim në Viti.
Abdixhiku tha se energjia që gjetën sot në Viti nuk ishte rastësi dhe se është shenjë e vetëdijes që po rritet kudo në Kosovë.
“Vitia e përforcuar me Mërgatë!Në sallë e në shesh, ishte krejt e veçantë.Një qytet i gjallë, i bashkuar dhe i vendosur në kërkim të ndryshimit të madh që i duhet Kosovës sot.Kjo energji që gjetëm në Viti nuk është rastësi. Është shenjë e një vetëdijeje që po rritet kudo në Kosovë: se vendi ka nevojë për drejtim të qartë, për institucione që funksionojnë dhe për politikë që i shërben qytetarit.Vitia e Sokol Halitit është gati për Lidhjen tonë” shkruan Abdixhiku raporton “Gazeta Blic”.
Postimi i plotë:
Vitia e përforcuar me Mërgatë!🔥
Në sallë e në shesh, ishte krejt e veçantë.
Një qytet i gjallë, i bashkuar dhe i vendosur në kërkim të ndryshimit të madh që i duhet Kosovës sot.
Kjo energji që gjetëm në Viti nuk është rastësi. Është shenjë e një vetëdijeje që po rritet kudo në Kosovë: se vendi ka nevojë për drejtim të qartë, për institucione që funksionojnë dhe për politikë që i shërben qytetarit.
Vitia e Sokol Halitit është gati për Lidhjen tonë.
Vitia në listën e LDK-së përfaqësohet nga kandidatë me përvojë, profesionalizëm dhe përkushtim: me numër 72 Vjollca Kadolli Halili; me numër 73 Halil Musliu; me numër 74 Faruk Nura; me numër 75 Lirie Aliu; me numër 77 Lumbardh Salihu, si dhe nga dy kandidatë tanë nga mërgata, me numër 88 Ramadush Emini dhe me numër
91 Xhavit Islami.

