Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka folur edhe për kandidatin Hysen Çekaj të cilin po e akuzon vetëvenodsja në lidhje me votat e diasporës. Abdixhiku fillimisht ka treguar se Çekaj ka 12 mijë vota në Kosovë si dhe 12 mijë në diasporë. Ai tutje ka thënë se është i habitur se si VV po e sulmon Çekajn pasi e ftuan atë në listën e tyre, deshën ta bëjnë deputet nga rradhët e tyre.
“Jam i habitur se si partia në pushtet po e sulmon Hysen Çekajn atë që e ftuan ta kishin në listë për deputet nga rradhët e tyre për këto zgjedhje, ai më ka folur për këtë më ka treguar edhe për takimet e angazhimin që VV kishte në këtë drejtim. Pra që Çekaj të jetë në listën e tyre.” – ka thënë ai.