Lajme

Abdixhiku uron myslimanët: Muaji i Ramazanit është kohë e pastrimit të shpirtit dhe përulësisë para Zotit

02/18/2026 21:38
nga:Genita C

Lumir Abdixhiku, kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), ka uruar besimtarët myslimanë për fillimin e muajit të shenjtë të Ramazanit, raporton GazetaBlic.

Ai uroi që ky muaj të sjellë paqe në zemër, shëndet në familje dhe begati në çdo shtëpi, duke theksuar se Ramazani është kohë e pastrimit shpirtëror, përulësisë dhe rikthimit te vlerat më të larta njerëzore.

Abdixhiku nënvizoi se ky muaj i durimit, faljes dhe mëshirës hyjnore duhet të shërbejë si udhërrëfyes drejt paqes së brendshme, dashurisë dhe solidaritetit në shoqëri.