Lajme

Abdixhiku: Uroj që kjo festë të sjellë shëndet e begati në familjet e juaja

05/13/2021 08:39
nga:M K

Kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka uruar besimtarët myslimanë me rastin e festës së Fitër Bajramit.

Përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, Abdixhiku ka shtuar se në këto kohë të vështira pandemie, duhet ta shtojmë kujdesin dhe lutjet për njëri-tjetrin, përcjell GazetaBlic.

Më poshtë edhe njoftimi i plotë.

Të gjithë besimtarëve islam, me fat Fitër Bajrami!
Me shpresën që agjerimi e lutjet tuaja të jenë pranuar, uroj që kjo festë, në gjithë mirësinë e mbarësinë e saj, të sjellë shëndet e begati në shtëpitë e familjet tuaja.
Festa e Bajramit kulmon pas një muaji të shenjtë sakrifice. Tek ky muaj besimtarët synojnë gjetjen e mirëkuptimit dhe ndjenjës së dhembshurisë e të bamirësisë për ata që kanë nevojë për ndihmë dhe solidaritet; për vepra të mira e për afrim me njëri-tjetrin.
Këtë afrim e gjejmë në këtë festë. Këtë mësim e shpërndajmë mes nesh; tek të afërmit e të huajt pa dallim, por mbi të gjitha, tek nevojtarët e shumtë në këtë vend.
Në këto kohëra të vështira pandemie, ta shtojmë kujdesin dhe lutjet për njëri tjetrin, e ta tejkalojmë këtë sfidë sa më lehtë e sa më parë.
Zoti i bekoftë shtëpitë e familjet tuaja.
Zoti e bekoftë Kosovën.

LEXO EDHE:

Presidenti slloven Borut Pohar sot viziton Kosovën, takohet me Osmanin

/GazetaBlic/