Lajme

Abdixhiku u kërkon falje mbi një mijë mbështetësve që mbetën jashtë sallës

01/11/2025 19:37
nga:Y I

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, iu ka kërkuar falje mbështetësve që nuk munden të akomodohen në sallë për shkak të numrit të lartë pjesmarrësve.

Ai tha se edhe pse u hoqën karriget, mbi një mijë mbështetës, mbetën jashtë.

“Ju faleminderit secilit që na mbushët zemrat dhe mendjet me plot fuqi! Në këtë ditë të bardhë mbushët sallen më të madhe që kishim! LDK është ngritur tashmë në këmbë!” shkruan Abdixhiku raporton “Gazeta Blic”

Shkrimi i plotë:

Detyrohem një kërkimfalje për gjithë ata mbështetës e qytetarë që na mbetën jashtë. Më thanë se ishin mbi një mijë. Ndonëse u hoqën dhe karriget, vend nuk kishte më shumë, nuk kishte hapësirë më shumë!

Ju faleminderit secilit që na mbushët zemrat dhe mendjet me plot fuqi! Në këtë ditë të bardhë mbushët sallen më të madhe që kishim! LDK është ngritur tashmë në këmbë!

Fushatë të mbarë!

124 është numri ynë!

Republika jonë është vetë ëndrra jonë!

Ndryshimi sot, është misioni jonë! ✌️