Kandidati për kryeministër nga radhët e LDK-së, Lumir Abdixhiku u ka thënë qytetarëve që 100 eurot e shpërndara nga i pari i qeverisë në detyrë, Albin Kurti, më mirë t’i marrin ata, sesa Vuk Hamoviqi.
Në “Rubikon” të Klan Kosovës, Abdixhiku e argumentoi këtë deklaratë të tij, transmeton Klankosova.tv.
“Këto ndihmesa që iu vinë në fundvit, le t’i marrin paratë, se ma mirë është me i marr ata paret sesa me i harxhu te Vuk Hamoviqi. Këta e kemi pa ku i çojnë paret, dhe të dielën do e japin verdiktin final”, u shpreh i pari i LDK-së.
Nga ana tjetër, Abdixhiku kritikoi qeverinë në detyrë për mospunë në këto pesë vjet, e që sipas tij, Qeveria Kurti ka bërë vetëm shou.
“Nëse populli i Kosovës vlerëson që politika e tillë e përkthyer në Dimal Bashë, Mefail, Ardianë, Albin, është politika që i duhet Kosovës… duhet me e kuptu një gjë bazike, në politikë nuk janë për me i shërby disa figurave politike e me pas jetën Big Brother, sepse s’ka punë ka shou, pesë vjet shou”, tha ai.


