Lajme

Abdixhiku tregon tri shtyllat që duhen diskutuar për bashkëqeverisje pas 28 dhjetorit

12/16/2025 22:12
nga:G B

Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës për kryeministër, Lumir Abdixhiku, ka shpalosur në emisionin Debat Plus tri shtyllat kryesore mbi të cilat, sipas tij, duhet të ndërtohet zgjidhja e krizës së thellë në të cilën ndodhet Kosova, pas zgjedhjeve të 28 dhjetorit.

Ai vlerësoi se vendi po përballet me një krizë institucionale, e cila ka prodhuar pasoja të rënda politike, shoqërore dhe ekonomike, përfshirë humbje milionëshe për shtetin.

Sipas Abdixhikut, problemi bazik i Kosovës është mungesa e institucioneve funksionale dhe thellimi i krizës së brendshme politike, e cila, siç tha ai, mund dhe duhet të zgjidhet pa ndërhyrje ndërkombëtare.

Shtylla e parë, sipas Abdixhiku, është stabiliteti institucional.

Ai renditi një sërë çështjesh urgjente që kërkojnë zgjidhje të menjëhershme pas zgjedhjeve të 28 dhjetorit.

“Tri shtylla janë bazike. Që përbejnë përgjigjen kryesore për zgjidhjen e problemit bazik të Kosovës. Ne po pajtojmë që s’kemi institucione, që jemi në një krizë të thelle. Nëse zgjidhet kriza është një pjekje e shoqërisë kosovare pa involvimit ndërkombëtar. Dhe ka një pozitivitet që mundësi me pa në një krizë, që është shumë e dëmshme që i ka humbur Kosovës miliona euro…

Shtylla e parë është stabiliteti institucional. Nuk është vetëm stabilitet, ne do gjejmë zgjidhje për këto pozita si në vijim; E para konstituimi i kuvendit dhe kryetarin. Pyetja e dyte që duhet me pas përgjigje është kush është kryeministër i KSOOVËS. E treta kush është president i Kosovës. Pyetja e katër, si zgjidhen dy gjyqtarët e Kushtetueses, të cilët janë mangu. Dhe dy të tjerëve iu skadon mandatit ne vitin 2026. Dhe nëse iu skadon s’ke gjykatë Kushtetuese. Pyetja tjetër, si e lejojmë prokurorinë e Kosovës me zgjedhje kryeprokurorin e shtetit, sepse po bëhen katër vjet pa kryeprokuror. Dhe pyetje e fundit për stabilitetin institucional, si i zgjidhim 72 për qind të pozitave publike, që janë me ushtrues detyre.

Këto përgjigje duhet me i pas para se me u ul me thënë me kënd po punojmë (pas zgjedhjeve të 28 dhjetorit)”, ka thënë Abdixhiku.

Shtylla e dytë, sipas Abdixhikut, lidhet me raportet ndërkombëtare dhe dialogun me Serbinë.

“Shtylla e dytë që është shumë e rëndësishme për faktorin ndërkombëtar dhe për të ardhmen e Kosovës. Si e zgjedhim çështjen e dialogut? Çka ndodhi draftstatutin që Albin Kurti e ka pranuar? Të cilin LDK-ja nuk e ka pranuar….si mund të i përmbyllim obligimet ndërkombëtare me përgjegjësi të madhe të madhe shtetare…”, ka thënë Abdixhiku.

“Derisa stabiliteti institucional i kërkon 3 muaj, shtylla nënkupton një periudhë 6 muaj deri 1-vjeçare për ridefinimin e Kosovës në kapërcimin e lidhjes me Sebinë që i ka vendos BE-ja…”, ka shtuar kreu i LDK-së.

Shtylla e tretë është zhvillimi ekonomik dhe shoqëror.

“Shtylla e tretë është zhvillimorja. Duhet me zhbë mediokritetin politik. Mediokritetin e projekteve të vogla e të parëndësishme. Mundemi Kosovën me bë të zhvilluar…”, ka thënë Abdixhiku.