Lajme

Abdixhiku takon studentët e Fakultetit të Mjekësisë: Ikja e stafit shëndetësor, problem kombëtar

02/10/2023 12:31
nga:N M

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës Lumir Abdixhiku, ka takuar disa studentë të fakultetit të Mjekësisë , raporton Gazta Blic.

Njoftimin e ka bërë Abdixhiku, ku ka thënë se ikja e stafit shëndetësore nga Kosova tashmë është bërë problem kombëtar.

Sipas tij, paga më të larta, sigurime shëndetësore sa më parë, e investime kapitale në nivel dyfish më të lartë, mbesin zgjidhje të pazëvendësueshme sot.

Njoftimi i plotë:

Këtë mëngjes, takova studentët e Fakultetit të Mjekësisë. Secili me përkushtim të dalluar në rrugën profesionale që ndjekin.
Folëm për kushtet e tyre sot e pritjet e tyre për nesër. Ikja e stafit shëndetësor nga Kosova është bërë problem kombërar i yni. Këtë problem Kosova duhet ta trajtoj me urgjencë.
Paga më të larta, sigurime shëndetësore sa më parë, e investime kapitale në nivel dyfish më të lartë, mbesin zgjidhje të pazëvendësueshme sot.
Të tillët si këta që i takova, meritojnë një shtet që u jep të ardhme të mirë. Kosova ndërsa, i meriton si gjeneratë në ardhje në shëndetësi

Mediat zvicerane për komplotin e serbëve për vrasjen e Martyt: Qëllimi ishte të fajësoheshin kosovarët