Lajme

Abdixhiku takohet me shefin e Zyrës së BE-së në Kosovë, e njofton mbi qëndrimet e LDK-së në procesin e dialogut

03/22/2023 15:16
nga:Y I

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka pritur sot në takim shefin e Zyrës së BE-së në Kosovë, Përfaqësuesin e Posaçëm të BE-së, ambasadorin Tomas Szunyog, raporton Gazeta Blic.

Gjatë takimit kryetari Abdixhiku e njoftoi ambasadorin Szunyog për qëndrimet e LDK-së mbi procesin e dialogut.

“Në takim u diskutua dhe për reformën zgjedhore dhe konsensusin partiak në Kosovë për këtë çështje; për kontributin e çmueshëm të LDK-së në procesin e Vetingut si dhe për zhvillimet e tjera në Kuvendin e Kosovës” thuhet në njoftim raporton Gazeta Blic.

Njoftimi i plotë:

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka pritur sot në takim SH.T shefin e Zyrës së BE-së në Kosovë, Përfaqësuesin e Posaçëm të BE-së, ambasadorin Tomas Szunyog.

Gjatë takimit kryetari Abdixhiku e njoftoi ambasadorin Szunyog për qëndrimet e LDK-së mbi procesin e dialogut. Në takim u diskutua dhe për reformën zgjedhore dhe konsensusin partiak në Kosovë për këtë çështje; për kontributin e çmueshëm të LDK-së në procesin e Vetingut si dhe për zhvillimet e tjera në Kuvendin e Kosovës.

Kryetari Abdixhiku falënderoj ambasadorin Szunyog për rolin mbështetës të Bashkimit Evropian ndaj Republikës së Kosovës dhe reformave të ndryshme të ndërmarra në partneritet me asistencën e BE-së.