Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka pritur në takim Përfaqësuesin e Posaçëm të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë–Serbi, Peter Sørensen, raporton GazetaBlic.
Gjatë takimit u diskutua për situatën aktuale politike në vend dhe proceset ndërkombëtare që e presin Kosovën.
Abdixhiku theksoi rëndësinë e stabilitetit institucional dhe konsolidimit demokratik si parakushte për funksionimin e institucioneve, zhvillimin ekonomik dhe ruajtjen e kredibilitetit ndërkombëtar.
Ai shprehu pritjen që BE-ja të vazhdojë mbështetjen për Kosovën në proceset politike dhe në rrugëtimin drejt integrimit evropian dhe forcimit të perspektivës euroatlantike.


