Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka pritur në takim ambasadorin e Shqipërisë, Qemal Minxhozi.
Thellimi i bashkëpunimit ishte temë diskutimi mes Abdixhikut dhe Minxhozit.
Postimi i plotë:
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka pritur në takim Ambasadorin e Shqipërisë z. Qemal Minxhozi me të cilin bisedoi për marrëdhëniet mes dy vendeve tona, me theks të veçantë ato ekonomike. Duke shprehur mirënjohje për marrëdhëniet e shkëlqyera të bashkëpunimit që Kosova dhe Shqipëria kanë ndërtuar ndër vite, të dy shprehën nevojën për thellimin e mëtejmë të bashkëpunimit ekonomik për ballafaqimin më të lehtë të krizave aktuale si dhe avancimin e të dyja vendeve drejt integrimit ekonomik me BE-në.
Bashkëpunimi ekonomik rajonal mbetet një prej rrugëve kyçe për zhvillimin e rajonit dhe integrimin në BE, e Kosova dhe Shqipëria mund dhe duhet të jenë model i një bashkëpunimi të shkëlqyer për rajonin.


