Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka zhvilluar një takim njohës me ambasadorin e ri të Hungarisë në Kosovë, László István Dux.
Gjatë takimit, Abdixhiku e uroi ambasadorin për marrjen e detyrës së re dhe i dëshiroi suksese në punën diplomatike në vend.
Temë e diskutimeve ishin zhvillimet e fundit politike në Kosovë dhe qëndrimet e LDK-së lidhur me këto çështje.
“Kryetari Abdixhiku shprehu mirënjohje për mbështetjen e vazhdueshme që Hungaria i ka dhënë Kosovës ndër vite, duke theksuar gatishmërinë për thellimin dhe zgjerimin e mëtejmë të bashkëpunimit në fusha të ndryshme me interes të përbashkë”, shkroi faqja e LDK-së në Facebook.


