Lajme

Abdixhiku takim me artistët: Kosova meriton kulturë të fortë, artistë të respektuar dhe hapësira të denja për krijim!

12/27/2025 16:52
nga:Y I

Kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku, bashkë me kandidaten për deputete të LDK-së, Sibel Halimi, kanë takuar artistët dhe krijuesit kosovarë.

Abdixhiku ka thënë se kanë folur për sfidat me të cilat përballen dhe për vizionin e tyre dhe për rolin jetik që arti ka në Kosovë.

“Arti nuk është luksi i një kombi; është froni i shpirtit të tij. Është kujtesë, identitet, edukim dhe dritë që na udhëheq përpara. Një vend që respekton kulturën, respekton vetveten. Një shtet që investon në art, investon në të ardhmen”, ka shkruar Abdixhiku.

“Ne kemi obligim moral dhe institucional t’i mbështesim ata që krijojnë, që ruajnë trashëgiminë dhe që e pasurojnë përditë jetën publike me ide, emocione dhe vlera. Kosova meriton kulturë të fortë, artistë të respektuar dhe hapësira të denja për krijim.

Atyre u shpalosa dhe programin tonë.

“Faleminderit për bisedën e mençur, për ndjeshmërinë dhe për dashurinë ndaj këtij vendi. Frymëzimi që vjen nga arti është forca jonë për të ndërtuar një Kosovë më të bukur, më humane dhe më dinjitoze”, ka thënë kreu i LDK-së.

Postimi i plotë:

LDK për kulturë.

Sot pata kënaqësinë të takoj artistë, krijues e njerëz të kulturës sonë. Biseduam me respekt e vëmendje për sfidat me të cilat përballen, për vizionin e tyre për vendin dhe për rolin jetik që arti ka në shoqërinë tonë.

Arti nuk është luksi i një kombi; është froni i shpirtit të tij. Është kujtesë, identitet, edukim dhe dritë që na udhëheq përpara. Një vend që respekton kulturën, respekton vetveten. Një shtet që investon në art, investon në të ardhmen.

Ne kemi obligim moral dhe institucional t’i mbështesim ata që krijojnë, që ruajnë trashëgiminë dhe që e pasurojnë përditë jetën publike me ide, emocione dhe vlera. Kosova meriton kulturë të fortë, artistë të respektuar dhe hapësira të denja për krijim.

Atyre u shpalosa dhe programin tonë.

Faleminderit për bisedën e mençur, për ndjeshmërinë dhe për dashurinë ndaj këtij vendi. Frymëzimi që vjen nga arti është forca jonë për të ndërtuar një Kosovë më të bukur, më humane dhe më dinjitoze.