Lajme

Abdixhiku: Sulmet ndaj ayre që mendojnë ndryshe janë punë e të tjerëve, ne vazhdojmë

08/13/2024 11:31
nga:Genita C

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës Lumir Abdixhiku ka shpërndarë një video në llogarinë e tij në “Facebook” duke thënë se 10 qendra shëndetësore kanë perfunduar deri tani në Prishtinë.

Ai shkroi se sulmet ndaj atyre që mendojnë ndryshe janë punë e të tjerëve, ndërsa do të vazhdojnë punën.

“Mirëmëngjesi ☀️ Me hapësirat e reja shëndetësore të renovuara e në renovim; 10 sosh të përfunduara deri më tani. Për konferenca me sulme ndaj mediave, bizneseve, ambasadave, gjyqtarëve, mësuesve e praktikisht secilit që mendon ndryshe, i keni ata të tjerët. Ne, ndërsa, vazhdojmë.✌️”, shkruan Abdixhiku.