Lajme

Abdixhiku: S’jemi në pozicion të japim ofertë, jemi në opozitë – e drejta për formim të qeverisë i takon partisë së parë

03/10/2025 19:27
nga:G B

Lideri i LDK-së, Lumir Abdixhiku, në një konferencë për media pas mbledhjes së kryesisë së kësaj partie, ka thënë se s’janë në pozicion për të dhënë ofertë për formim të qeverisë, derisa kjo e drejtë i takon partisë së parë, raporton Gazeta Blic.

“Ne s’jemi në pozicion që të japim ofertë. S’mund të nisim pazare. Jemi në opozitë. I takon të parit dhe vetëm të parit ta formojë qeverinë. I pari ka thënë se do ta bëjë qeverinë”, tha ai.

Po ashtu, Abdixhiku tha se s’mund të përmenden terme si qeveri e opozitës, pasi s’dihet kush do të jetë në opozitë.

“S’mund të thuhet qeveri e opozitës, e pozitës. Kemi rezultat, nuk dihet ende kush do të jetë në pozitë e kush në opozitë”, deklaroi Abdixhiku./Gazeta Blic/