Lajme

Abdixhiku: Sjellja e Qeverisë dhe kryeministrit Kurti karshi situatës në KEK është sjellje banditeske

04/20/2023 12:32
nga:Astrit Gashi

Partia Demokratike e Kosovës, Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, si tri parti opozitare kanë lëshuar seancën e Kuvendit të Kosovës.

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, pas lëshimit të seancës në hollin e kuvendit ka thënë se sjellja e Qeverisë dhe kryeministrit Albin Kurti, karshi situatës në KEK është sjellje banditeske.

“Kjo sjelja e qeverisë dhe kryeministri karshi situatës në KEK është sjellje banditeske. LDK tashmë e ka treguar me kohë se çfarë po ndodhë aty”, ka thënë Abdixhiku para gazetarëve.

Në anën tjetër, Shefi i Grupit Parlamentar i PDK-së, Abelard Tahiri, ka thënë se Nagip Krasniqi në komisionin hetimor ka treguar hapur se ka fuqinë dhe besimin nga kryeministri që të bëjë kontrata një burimore.

“Nagip Krasniqi ne komisionin hetimor ka ka treguar hapur de ka fuqinë dhe besimin nga kryeministrit që të bëjë kontrata një burimore. Ne si PDK në bazë të raportit të komisionit po përgatisim një kallëzim penal që ta dërgojmë në Prokurori”, shtoi ai.