Lajme

Abdixhiku: S’janë ndërtuar 74 çerdhe, Kurti po bën propagandë, jam i gatshëm të ballafaqohem t’i them s’është e vërtetë

12/27/2025 22:33
nga:Y I

Kandidati për Kryeministër nga LDK, Lumir Abdixhiku ka deklaruar se është në gjendje të ballafaqohet me Kurtin dhe t’i thotë se po bën propagandë me deklaratën për 74 çerdhet kinse të ndërtuar.

Sipas tij, kjo është propagandë elektorale.

“S’është e vërtetë që janë bërë 74 çerdhe. Është mashtrim elektoral, i cili shitet si i tillë. Janë premtuar 160 çerdhe. Prindërit e Kosovës e dijnë, i kanë fëmijët në çerdhe. Unë jam në gjendje të ballafaqohem, t’i them s’është e vërteta dhe të shohim se çfarë po përgjigjet ai”, deklaroi Abdixhiku në Debat Plus.