Kryetari i LDK-së dhe kandidati për kryeministër, Lumir Abdixhiku, ka shprehur ngushëllime për ndarjen nga jeta të Bahrije Mustafa, të cilën e ka cilësuar si një grua të rrallë, që e shndërroi dhimbjen në forcë, dinjitet dhe përkushtim ndaj familjes dhe vendit, raporton GazetaBlic.
Abdixhiku ka vlerësuar rolin e saj në ruajtjen e kujtimit dhe veprës së bashkëshortit të saj, Xhemail Mustafa, duke theksuar se me largimin e saj humbet një pjesë e çmuar e kujtesës kolektive.
Ai u ka shprehur ngushëllime familjarëve, duke nënvizuar se Bahrije Mustafa do të kujtohet për qëndresën, besnikërinë dhe fisnikërinë e saj.
Reagimi i plotë:


