Lajme

Abdixhiku i shpalos të dhënat preliminare: S’jemi të kënaqur, përgjegjësinë për këtë rezultat të LDK-së e marrë unë

02/09/2025 23:38
nga:Genita C

Lumir Abdixhiku, kandidati i LDK-së për kryeministër, ka publikuar të dhënat preliminare në zgjedhjet e 9 shkurtit.

Ai ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje doli e para, Partia Demokratike e Kosovës e dyta, dhe Lidhja Demokratike e Kosovës e treta.

“Sipas numërimeve të votave nga komisonerët tanë LDK ka marrë 18.14%, LVV 39,88%, PDK 21.58%, Kosova Fituese 7.62%, Koalicioni për Familjen 1.5%”.