Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, është parë sot në Junik.
Burime nga LDK për GazetaBlic thanë se Abdixhiku sonte do të vizitojë edhe Deçanin ku atje e ka kandiduar Hyrije Dobrunën për kryetare dhe më pas do të vizitojë strukturat e LDK-së në Klinë.
Të njëjtat burime thonë se LDK, sipas sondazheve është ranguar lart në të trija këto Komuna.



