Lajme

Abdixhiku: Sektori i IT-së do të ketë vend qenësor në “Rrugën e Re”

08/09/2023 18:23
nga:Y I

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka vizituar sot kompaninë “Hallakate” në Prishtinë, raporton Gazeta Blic.

Abdixhiku në njoftimin e tij tha se në vizitën që realizuan në këtë kompani kanë parë nga afër përdorimin e intelegjencës artificiale në ofrimin e shërbimeve që përkojnë me vet kohën.

Abdixhiku tha se folën me pronarin e komapnisë për 3 nisma: njohjen e trajnimeve të fuqisë punëtore si investime; dhe mbrojtjen e këtyre investimeve me ligj specifik; krijimin e legjislacionit të ri për ‘angel investors’, me qëllim të financimeve të start-ups nga bizneset aktuale; transformin e plotë drejt ekonomisë digjitale, me synim ofrimin e të gjitha shërbimeve në mënyrë elektronike, raporton Gazeta Blic.

Postimi i plotë: