Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, pas homazheve në Kompleksin Memorial të Reçakut, ka thënë se drejtësia për Reçakun do të kërkohet gjithmonë.
“Sot shënojmë dhe nderojmë viktimat e Masakrës së Reçakut, një nga ngjarjet më tragjike të historisë së Evropës.
U dokumentua si krim njerëzor në atë kohë edhe nga ambasadori Ëalker.
Në këtë ditë, kujtojmë dhe shënojmë jo vetëm këto viktima por edhe sakrificën e popullit tonë për të jetuar të lirë e me dinjitet në shtetin tonë.
Reçaku nuk harrohet, drejtësia për Reçakun gjithmonë do të kërkohet” – tha ai.


