Lajme

Abdixhiku reagon sërish: Më shumë se dorëheqje nuk ka çka të ofroj

01/14/2026 18:59
nga:Sh R

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka reaguar pasi nënkryetarja e këtij subjekti politik, Hykmete Bajrami, ka ofruar dorëheqjen e saj.

Abdixhiku, pos tjerash, ka deklaruar se “më shumë se dorëheqja nuk kam çfarë të ofroj”, teksa ka shtuar se LDK’ja nuk është “vendim i rrjeteve sociale e duartroktijeve të kundërshtarëve”.

Kam dëgjuar dhe jemi dëgjuar me njëri-tjetrin me vëmendje. Çdo zë, çdo kritikë dhe çdo shqetësim, me orë të tëra. Pesë orë e gjysmë. Në fund kemi dalur me përgjegjësi të plotë dhe me dinjitet para qytetarëve për të shprehur jo mendimin e një individi, as timin, por të shumicës dërmuese, ashtu siç u pajtuam pas pesë orë diskutimi”, deklaroi Abdixhiku.