Lajme

Abdixhiku reagon pas vrasjes së gruas në Pejë: Femicidi nuk guxon të bëhet gjë e zakonshme!

04/16/2024 15:01
nga:Y I

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka reaguar pas vrasjes së sotme në Pejë që tronditi vendin, ku u vra Gjyljeta Ukelli.

I dyshuar për vrasjen është bashkëshorti i saj.

Abdixhiku ka thënë se vrasja e grave në Kosovë ka marrë përmasa shqetësuese, derisa ka ftuar organet e rendit dhe sigurisë të veprojnë me përgjegjësi e pakompromis ndaj rastit të sotëm dhe jo vetëm.

“Nuk mund të presim që cikli nga dhuna në reagim, deri në fatalitetin tjetër të na normalizohet. Femicidi në Kosovë nuk guxon të bëhet gjë e zakonshme; e asnjë deklaratë e sotme nuk e kthen dot prapa jetën e Gjyljeta Ukella. Ftoj të gjitha organet e rendit dhe sigurisë të veprojnë me përgjegjësi e pakompromis ndaj rastit të sotëm dhe jo vetëm. Shteti duhet të jetë mburojë për gratë. Jeta e tyre nuk guxon të mbetet jetë për mbijetesë deklaron Abdixhiku raporton Gazeta Blic.

Reagimi i plotë: