Lideri i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka folur për dialogun me Serbinë, raporton Gazeta Blic.
Ai ka thënë se qeveria nuk po ka guxim që të ecë në këtë proces.
“Sa i përket negociatave, prej fillimit të dialogut me Serbinë, paralelisht kemi dialoguar me faktorin ndërkombëtar dhe më pas kanë ardhur rezultatet. Zyrtarët më të lartë të SHBA-ve thonë që vetëm Rusisë i konvenon status quo-ja e Kosovës dhe qeveria e lejon këtë. Qeveria e Kosovës nuk ka guxim që të ecë në këtë proces, dialogun me Serbinë”, u shpreh Abdixhiku./Gazeta Blic/


