Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka thënë se nga kryeministri i vendit, Albin Kurti kanë kërkuar koordinim të plotë me aleatët ndërkombëtar.
Në një konferencë për media, Abdixhiku theksoi se për pjesën më të madhe të takimit, nuk kuptuan diçka të re se sa deklarimet publike që i ka pasur Kurti.
“Dhe nuk pamë ndonjë plan konkret për zgjidhjen e çështjes së re të krijuar në vakumin institucional gjyqësor në veri të vendit. Siç dhe nuk pamë ndonjë lëvizje ose gatishmëri për koordinim të plotë me aleatët tanë ndërkombëtar. Pra për LDK, ne besojmë se koordinimi i ngushtë me Departamentin Amerikan të Shtetit, me institucionet e sigurisë amerikane, me aleatët tanë në Washington e në Bruksel, është zgjidhje e vetme adekuate në situatën e tanishme që është Kosova”, tha ai.
Abdixhiku shtoi se Kosova nuk duhet të bie pre e kurtheve për destabilizim të vendit nga faktor që burojnë në Beograd.


