Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka deklaruar se LDK nuk frikësohet nga anëtarësia, vota apo gara, duke theksuar se të gjitha vendimet e partisë merren në mënyrë demokratike, përmes debatit dhe votës në Kuvendin e saj, raporton GazetaBlic.
Ai bëri të ditur se këtë të shtunë LDK do të mbajë mbledhje për të diskutuar dhe vendosur mbi të gjitha çështjet e brendshme, me vullnet dhe votë të lirë të delegatëve.
Abdixhiku theksoi se nga ky proces partia do të dalë më e fortë dhe më e përqendruar në të ardhmen e LDK-së dhe të Kosovës.
Kreu i LDK-së njoftoi gjithashtu se ka dërguar ftesat zyrtare për delegatët, duke bërë të ditur se të shtunën do të vendoset drejtimi i mëtejmë i partisë.


