Lajme

Abdixhiku: Projektet tona do ta transformojnë rrënjësisht infrastrukturën rrugore e energjetike

12/11/2024 14:40
nga:Sh R

Kandidati për kryeministër nga Lidhja Demokratike e Kosovës Lumir Abdixhiku, në një video të shpërndarë, ka treguar detaje të projekteve të tij në infrastrukturë e energjetik.

Sipas Abdixhikut këto projekte do të transformojnë rrënjësisht infrastruktrën rrugore dhe atë energjetike.
“Nuk ka asnjë arsye që të gjitha rrugët e nisura në Kosovë të mos përfundojnë brenda periudhës trevjeçare. Dhe ky është synimi ynë. Pra të gjitha rrugët, autostradat, magjistralet që kanë nisur tash e sa kohë, të përfundojnë në Kosovë brenda periudhës trevjeçare”, ka deklaruar Abdixhiku.

I pari i LDK-së, tha se ka nevojë për angazhimin e gjithmbarshëm kombëtar, drejt ndryshimit të madh që duhet të vijë më 9 shkurt.

“Ne do ta bëjmë ndryshimin e madh të Republikës së Kosovës dhe le të nisë ky ndryshim nga këtu në Mitrovicë e në çdo qytet të Kosovës”, përfundoi ai.

Postimi i plotë:

Këto janë projektet tona në Infrastrukturë dhe Energji. Nga përfundimi i të gjitha magjistraleve e autostradave, deri te Centrali i ri me Gaz dhe gazifikimi i Kosovës. Programi ynë do ta bëjë kthesën historike 👇