Lajme

Abdixhiku pritet nga kongresmeni Ritchie Torres, diskutojnë për zhvillimet e fundit në Kosovë e rajon

11/17/2022 22:26
nga:Y I

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, është pritur sot nga Kongresmeni demokrat Ritchie Torres, njëkohësisht bashkëkryesues i Grupit për Shqiptarët në Kongresin Amerikan.

Abdixhiku përmes një shkrimi në Facebook tha se në këtë takim kanë pasur një diskutim të hapur e shumë përmbajtësor mbi zhvillimet e fundit në Kosovë e rajon.

“Biseduam dhe për aspiratat e popullit të Kosovës në rrugëtimin euroatlantik si dhe domosdoshmërinë e përfshirjes së SHBA-ve në këtë rrugëtim. Si njohës i mirë i çështjes shqiptare dhe nevojave të Republikës sonë, Kongresmeni Torres ofroi mbështetje të parezervë”.

Ai tha se e falënderoi kongresmenin Torres për gjithë kontributin e dhënë në Kongres.