Lajme

Abdixhiku pritet nga Edon Zhegrova në Paris: Kosova është e sigurtë me të

03/07/2023 21:21
nga:G C

Kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku është pritur në Paris nga futbollisti i Kombëtares së Kosovës, Edon Zhegrova, raporton GazetaBlic.

Abdixhiku përmes një shkrimi në “Facebook” thotë se e ardhmja e Zhegrovës është e ndritshme dhe sipas tij, Kosova është e sigurtë me të.

Shkrimi i plotë:

I nderuar shumë nga pritja e Edon Zhegrovës sonte në Paris; një djalë i jashtëzakonshëm. Mora dhe një dhuratë të çmueshme nga ai.

Paraqitjet e tij në Lille këtë vit janë impresive. Rafael Leao, Victor Osimhen, Eden Hazard, Gabriel Magalhaes e Mike Maignan – të gjithë këta e të tjerë plot, kanë shpërthyer në skenën botërore pikërisht nga klubi i tanishëm i tij. Edoni është mu në këtë trajektore tani. E ardhmja e tij është e ndritshme.

E ardhmja e Kosovës është e sigurtë me të.

Të faleminderit për pritjen Edon.

Të priftë e mbara djalë.