Lajme

Abdixhiku priti në takim ambasadoren Ziv- Flasin për mundësitë e thellimit të bashkëpunimit mes dy vendeve!

12/13/2024 15:23
nga:Y I

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka pritur në selinë qendrore të partisë ambasadoren e Izraelit në Kosovë, Tamar Ziv.

Abdixhiku e ka njoftuar Ziv për përgatitjet e LDK-së për zgjedhjet e 9 shkurtit.

“Kryetari Abdixhiku njoftoi ambasadoren Ziv për përgatitjet e Lidhjes Demokratike të Kosovës lidhur me Zgjedhjet Nacionale 2025, programin politik “Rruga e Re” si dhe “Turneun e Ndryshimit”, i cili ka marr një mbështetje të jashtëzakonshme nga qytetarët gjithandej Kosovës.”

Abdixhiku dhe Ziv kanë diskutuar dhe për mundësitë për thellimin e bashkëpunimit mes dy vendeve tona në fusha specifike të cilat kanë për qëllim zhvillimin e Kosovës, raporton “Gazeta Blic”.

Postimi i plotë:

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka pritur në Selinë Qendrore ambasadoren e Izraelit në Kosovë, Tamar Ziv.

Kryetari Abdixhiku njoftoi ambasadoren Ziv për përgatitjet e Lidhjes Demokratike të Kosovës lidhur me Zgjedhjet Nacionale 2025, programin politik “Rruga e Re” si dhe “Turneun e Ndryshimit”, i cili ka marr një mbështetje të jashtëzakonshme nga qytetarët gjithandej Kosovës.

Kryetari Abdixhiku dhe ambasadorja Ziv diskutuan dhe për mundësitë për thellimin e bashkëpunimit mes dy vendeve tona në fusha specifike të cilat kanë për qëllim zhvillimin e Kosovës.