Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka bërë të ditur se pas zyrtarizimit të kandidaturës së Përparim Ramës sot kanë mbledhur ekipin e angazhimit lokal e elektoral.
Abdixhiku tha se ekipi i Prishtinës është i jashtëzakonshëm.
“Pas zyrtarizimit të djeshëm të kandidaturës së Përparimit për Prishtinë, sot mblodhëm ekipin thelbësor të angazhimit tonë lokal e elektoral; si pikënjsje e finalizimit të programit zgjedhor, vazhdimit të vizionit për Kryeqytet e vet ekipit të fitores.Prishtina duhet me u dashtë, jo me u lakmu.Ekip i jashtëzakonshëm në Kryeqytet” shkruan Abdixhiku raporton “Gazeta Blic”.
Postimi i plotë:
Punë e punëtori.
Ekipi i Prishtinës në nisje.
Pas zyrtarizimit të djeshëm të kandidaturës së Përparimit për Prishtinë, sot mblodhëm ekipin thelbësor të angazhimit tonë lokal e elektoral; si pikënjsje e finalizimit të programit zgjedhor, vazhdimit të vizionit për Kryeqytet e vet ekipit të fitores.
Prishtina duhet me u dashtë, jo me u lakmu.
Ekip i jashtëzakonshëm në Kryeqytet.


