Lajme

Abdixhiku: Prishtina di të marrë vendime të mëdha, na ka dhënë fitore të qartë dhe të padiskutueshme

12/20/2025 14:05
nga:Y I

Kandidati për Kryeministër nga LDK Lumir Abdixhiku, gjatë tubimit të mbajtur në Kryeqytet, shpalosi para qytetarëve projektin e tij 1.5 miliardësh për Prishtinën.

Sipas tij, këto projekte janë konkrete dhe ndryshojnë jetën urbane.

“Së bashku me Kryetarin e Kryeqytetit, Përparim Ramën, jemi zotuar për 1.5 miliard euro investime në Prishtinë në katër vitet e ardhshme. Investime që nuk janë fjalë, por projekte konkrete që e ndryshojnë jetën urbane”, tha ai.

Tutje ai foli për Unazën e Jashtme, Spitalin e Ri, Qendrën Kombëtare të Sportit.

“Do ta ndërtojmë Unazën e Jashtme të Kryeqytetit, 29 kilometra gjatësi, që e çliron qytetin nga trafiku dhe e lidh zhvillimin urban me ekonominë. Do ta ndërtojmë Qendrën Kombëtare të Sportit në Bërnicë, me Stadium Kombëtar, Pallat të Sporteve, Pishë Olimpike dhe hapësira rekreative që e bëjnë Prishtinën kryeqytet sportiv të rajonit”, përfundoi Abdixhiku.