Lajme

Abdixhiku prezanton nesër kandidatët e LDK-së dhe shpalos programin politik

12/15/2025 11:30
nga:Genita C

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka njoftuar se më 16 dhjetor, nga ora 18:00, në AMC Hall, LDK-ja do të prezantojë 110 kandidatët e saj për deputetë për zgjedhjet e 28 dhjetorit, raporton GazetaBlic.

Ai ka theksuar se lista 123 përfaqëson një ekip me integritet, dije dhe përvojë, të ndërtuar për shtet dhe jo për propagandë.

Gjatë kësaj mbrëmjeje, Abdixhiku pritet të shpalosë edhe Programin Politik të LDK-së si dhe vizionin e tij për Kosovën, duke ftuar qytetarët të jenë pjesë e këtij momenti dhe të zgjedhin shpresën.